Si të përdorim shërbimet Paysera të sigurt ?

Shërbimet Paysera ofrohen në një sistem modern, të përshtatshëm dhe të sigurt. Çdo klient ka një llogari personale, të cilën mund t'a aksesojnë nga çdo vend i botës, si përmes versionit desktop Paysera, ashtu edhe me aplikacionit celular. 

Sistemi Paysera është plotësisht i sigurt, megjithatë, siguria e llogarisë dhe e të dhënave gjithashtu varet nga veprimet tuaja të kryera në internet. Rekomandimet më poshtë do të ndihmojnë për të siguruar veprimet tuaja të kryera në llogarinë Paysera dhe në përgjithësi në Internet. 

Llogaria

Ju mund të hyni në sistemin Paysera përmes aplikacionit celular (duke vendosur një fjalëkalim ose duke hyrë me gjurmë gishti) ose përmes versionit në desktop.

Hyni përmes desktop duke ndërmarrë hapat e mëposhtëm: 

1. Shkoni në https://www.paysera.lt, click Hyni dhe ju do të ridrejtoheni tek https://bank.paysera.com/lt/login.

2. Zgjidhni metodën e identifikimit - adresën e postës elektronike ose numrin e telefonit. Vendosni të dhënat e zgjedhura.  

3. Zgjidhni metodën e hyrjes në llogari: 

  • përmes aplikacionit celular. Kur e përdorni për të hyrë, do të duhet të konfirmoni kodin e kontrollit në aplikacion (ai duhet të përputhet me kodin e shfaqur në dritaren e shfletuesit). Të dhënat biometrike - shenjat e gishtave - rekomandohen të përdoren për identifikim në mënyrë që të ketë siguri më të lartë. 
  • duke vendosur një fjalëkalim. Pasi t'a keni vendosur, ju do të aksesoni llogarinë tuaj dhe do të shihni informacionin e llogarisë tuaj, por nuk do të keni mundësi të kryeni asnjë funksion. Për të menaxhuar plotësisht llogarinë tuaj, ju duhet të konfirmoni hyrjen: në menunë në të majtë, klikoni "Konfirmimi i hyrjes" dhe zgjidhni metodën - përmes aplikacionit celular, SMS ose nënshkrimit celular (nënshkrimi celular është i vlefshëm vetëm në Lituani).  
#
#

Ju lutemi vini re disa rregulla shumë të rëndësishme sigurie kur hyni në llogari përmes versionit desktop:

  • hapni një dritare të re të shfletuesit dhe shkruani adresën https: //www.paysera.x (vetëm fushat e mëposhtme mund të vendosen në vend të x; lt, com, lv, bg, ee, pl, es, de, ro, al). Në këndin e sipërm të djathtë kliko Hyrje dhe ju do të ridrejtoheni tek https://bank.paysera.com/lt/login. Sigurohuni që lidhja është e koduar (bllokimi është i dukshëm dhe adresa fillon me “https”, ju lutemi sigurohuni që shkronja "s" është vendosur në fund - në disa raste është e dukshme vetëm nëse klikoni shiritin e adresës), dhe për një lidhje të sigurt një certifikatë elektronike lëshohet vetëm për kompaninë Paysera siç tregohet në foto.

Sistemi Paysera nuk është i arritshëm në adresat e tjera të ueb, madje edhe shumë të ngjashme, p.sh .: www.payssera.com, bank.paysera.anotherdomain.com, paysera.myf1ntech.com/paysera/login, etc.

Nëse në këto lloj adresash arrini në një faqe ueb, e cila është shumë e ngjashme me faqen zyrtare të ueb të Paysera, ka shumë të ngjarë që të keni përfunduar në një kurth penal. Në këtë rast, mos shkruani asnjë të dhënë dhe njoftoni Kujdesin ndaj Klientit menjëherë. 

  • gjithmonë dilni nga llogaria juaj. Shmangni hyrjet në llogarinë tuaj në kompjutera publik ose nga pajisjet e personave të tjerë sepse ato mund të përmbajnë fjalëkalime të vjedhura nga malware ose të dhëna të tjera.
  • ne ju rekomandojmë të kontrolloni adresat e IP prej të cilave keni aksesuar në llogarinë juaj, të paktën një herë në muaj. Ju mund ta bëni këtë duke klikuar Parametrat > Parametrat e profilit> Historia e hyrjeve. Nëse keni dyshim, kontrolloni nëse ka pasur transaksione ose hyrje nga një IP tjetër. Sistemi lejon klientin të vendosë adresa IP në llogarinë e tyre prej të cilave hyrja në llogarinë e klientit do të jetë e vlefshme: Parametrat > Parametrat e profilit > Masat të tjera të sigurisë. Nëse keni një dyshim, ju lutemi kontaktoni menjëherë Kujdesi ndaj Klientit.
  • mos i transferoni askujt kredencialet e hyrjes në llogari. Nëse dikush ju ka ofruar të hapni një llogari Paysera në emër të tyre ose të personave të tjerë, ose të kryeni veprime financiare, kontaktoni Kujdesin ndaj Klientit dhe do t'ju këshilloheni për hapat e ardhshëm.
  • nëse ndryshojnë, përditësoni menjëherë detajet tuaja personale dhe të kontaktit. Në rast të incidenteve të sigurisë, ose për t'ju ofruar informacione të rëndësishme, punonjësit e Paysera mund të kenë nevojë t'ju kontaktojnë menjëherë dhe/ose për t'ju identifikuar saktë. 
  • personat e regjistruar rishtazi në sistemin Paysera duhet t'i kushtojnë vëmendje formularit të regjistrimit. Fotografia në të djathtë përshkruan se si shfaqet në sistemin Paysera.
#

Fjalëkalimi i llogarisë

Fjalëkalimi i llogarisë duhet të jetë unik dhe të përbëhet nga të paktën 8 karaktere, shkronja të mëdha dhe të vogla, numra dhe karaktere të veçanta. 

Ju lutemi mos përdorni informacionin tuaj personal ose informacionin rreth pjestarëve të familjes tuaj në fjalëkalim, për shembull, datën e lindjes, emrat, mbiemrat e anëtarëve të familjes ose miqve tuaj, emrat e kafshëve shtëpiake, numrat dhe shkronja që mund të merren me mend.

Ju lutemi provoni të mësoni përmendësh fjalëkalimin dhe mos e mbani në fletoren tuaj, në telefonin tuaj ose diku tjetër. Ne sugjerojmë të përdorni aplikacione për ruajtjen e fjalëkalimit dhe të ruani fjalëkalimin tuaj të koduar. 

Mos përdorni të njëjtin fjalëkalim në sistemet e tjera sepse mund të përdoret gjithashtu për t'u hyrë në llogarinë tuaj Paysera. Nëse dyshoni se persona të tjerë e njohin fjalëkalimin tuaj, ndryshojeni atë menjëherë dhe kontrolloni nëse ka pasur ndonjë hyrje të paautorizuar në llogari dhe nëse ka pasur transaksione pagese aktuale ose në tentativë.

Ne ju rekomandojmë të ndryshoni fjalëkalimin të paktën çdo 3-6 muaj.

#

Pajisjet Smart

Përdorni vetëm ato pajisjet smart që janë siguruar legalisht dhe janë importuar zyrtarisht në vend, sistemi operativ i softuare i të cilit nuk është modifikuar (hackuar) ose mbi të cilin janë instaluar aplikime nga burime të tjera përveç Google Play dhe Apple Store. 

Kur një pajisje smart nuk është në përdorim, ajo duhet të jetë e kyçur me një kod, fjalëkalim ose mjet tjetër. Kodi i kyçjes i pajisjes dhe aplikacioni Paysera nuk duhet të përputhen me pjesë të numrit të telefonit tuaj, targave të makinave, datave të lindjes ose numrat e tjerë të rëndësishëm për ju - të gjitha kodet duhet të jenë unik ose me gjurmën e gishtit ose një teknologji tjetër smart e përdorur.

Programi i parainstaluar dhe softuare tjetër i aplikimit duhet të azhornohen menjëherë pasi njoftohen për lëshimin e azhornimeve nga prodhuesi i softuerit. Përditësimet e prodhuesit kanë për qëllim jo vetëm për të eleminuar keqfunksionimet,  por edhe për të rregulluar boshllëqet në siguri dhe kjo është një nga garancitë e sigurisë së operacioneve të kryera me pajisjen tuaj.

Në të gjitha pajisjet që përdorni për t'u lidhur me llogarinë Paysera, instaloni një program anti-virus. Ne gjithashtu rekomandojmë instalimin e një muri mbrojtës - firewall veçanërisht në kompjuterët pasi do të parandalonte hyrjen në kompjuter nga Interneti.

#

Veprime të tjera në internet

Kini kujdes kur siguroni të dhënat tuaja personale në internet, kujdesuni që t'i siguroni në një uebfaqe të besueshme.

Para blerjes në online, kontrolloni reputacionin e dyqaneve në forume blerësish dhe vlerësimet në faqet e ueb. Një emër (domain) i regjistruar rishtazi, mungesa e emrit të vërtetë të kompanisë dhe numrit të regjistrimit, informacioni i kontaktit mund të tregojë besueshmëri të ulët të dyqanit. Ju lutemi vini re edhe adresën e faqes së ueb - nëse fillon ndryshe prej https:// karaktere dhe nëse gërma"s" është e pranishme.

Kur bëni blerje në online, pagesa me kartë shpesh sugjerohet dhe të dhënat e saj kërkohen. Blini aty ku logot që konfirmojnë sigurinë e pagesës janë të vlefshme.3D Secure, Verifikuar nga VISA dhe MasterCard SecureCode. 

Mos klikoni në linqe ueb të panjohura ose të maskuara, p.sh., lidhje të shkurtuara që nuk zbulojnë burimin e vërtetë, shfaqen në rrjetet sociale, ose dërgohen me SMS ose email. Mos hapni dokumente të panjohura, mos instaloni softuer nga burime të panjohura, mos vizitoni faqe ueb të pasigurta. 

#
#

Siguri e çertifikuar

Siguria e sistemit Paysera konfirmohet nga standardi ndërkombëtar i teknologjive të sigurisë dhe proceseve PCI DSS (Standardi i Sigurisë së të Dhënave të Industrisë së Kartave të Pagesave). Ky standard i sigurisë rregullon kërkesat për kompanitë që pranojnë pagesa me karta dhe përpunojnë të dhënat e klientit. Standardi më i lartë i nivelit 1 i parashikuar për kryerjen e sigurt të mbi 6 milion transaksioneve me karta në vit, është instaluar në sistemin Paysera.

#

Në rast të ndonjë situate të dyshimt: një mesazhi të dyshimtë në emër të Paysera, operacione të dyshimta, humbje të të dhënave hyrëse ose hyrje të të dhënave në një faqe ueb të rreme, etj., ju lutemi kontaktoni Kujdesin ndaj Klientit Paysera menjeherë. Ne gjithmonë do t'ju ndihmojmë në gjetjen e një zgjidhjeje!