step one

33 valuta

Mbani, këmbeni dhe dërgoni valuta nga një llogari e vetme multivalutore

step one

Menjëherë

Transferet e menjëhershme në euro arrijnë te pranuesi brenda pak sekondash në çdo kohë të ditës, gjatë vikendeve dhe festave zyrtare

step three

Gjithçka në aplikacion

Kryeni me lehtësi transfere ndërkombëtare dhe përcillni statusin e tyre në kohë reale në telefonin tuaj.

Ku dhe në cilën valutë po dërgoni para?

Te një përdorues tjetër i Paysera

Dërgoni në cilëndo valutë të mbështetur nga Paysera – paratë do të arrijnë menjëherë te pranuesi. Transferet në llogaritë e klientëve individualë në vendet e ZEE-së janë pa pagesë.

Në euro brenda Evropës

Një transfer i menjëhershëm (SEPA Instant) arrin te pranuesi brenda pak sekondash. Një transfer standard (SEPA) ekzekutohet brenda 1 dite pune. Deri në 30 transfere në muaj janë pa pagesë.

Tarifat për transferet në euro →

Në euro jashtë Evropës

Një transfer në euro drejt një banke jashtë Zonës Ekonomike Evropiane arrin te pranuesi brenda 1–3 ditësh pune.

Në valuta të tjera

Dërgoni para në më shumë se 20 valuta. Një transfer zgjat nga një orë deri në 3 ditë pune.

Para se të dërgoni, këmbeni valutën në llogarinë tuaj.

Tarifat për transferet në valuta të tjera →

Si të dërgoni para jashtë vendit

step one

Zgjidhni pranuesin

Në aplikacion, hapni Transferet > Transfer i ri > Transferi bankar dhe shënoni emrin, mbiemrin dhe numrin e llogarisë (IBAN) të pranuesit. Kur dërgoni në një valutë tjetër përveç euros, do t'ju duhet edhe kodi SWIFT i bankës së pranuesit.

step one

Shënoni shumën dhe valutën

Zgjidhni valutën në të cilën pranuesi do t'i pranojë paratë. Tarifën dhe kohën e parashikuar do t'i shihni para se të konfirmoni.

step three

Konfirmoni

Konfirmoni transferin në aplikacion. Statusin e tij do ta shihni në seksionin Kuleta.

Nëse është e nevojshme, konvertoni paratë në valutën e pranuesit dhe dërgojini nga e njëjta llogari.
Kontrolloni kursin në kalkulator.

Kontrolloni kursin

Pyetjet e shpeshta

Kjo varet nga valuta dhe shteti i pranuesit. Paratë e dërguara te një përdorues tjetër i Paysera arrijnë menjëherë te pranuesi. Një transfer i menjëhershëm në euro (SEPA Instant) arrin te pranuesi brenda një minute, nëse banka e pranuesit pranon transfere të menjëhershme. Një transfer standard në euro (SEPA) zgjat deri në një ditë pune dhe, nëse e kryeni në një ditë pune para orës 16:45, pranuesi do t'i pranojë paratë po atë ditë. Transferet në euro jashtë Evropës zgjasin deri në 3 ditë pune, ndërsa ato në valuta të tjera – nga një orë deri në 3 ditë pune.

Do t'ju nevojiten emri dhe mbiemri i pranuesit (ose emri i kompanisë) dhe numri i llogarisë – në Evropë, ky është IBAN-i. Nëse dërgoni në një valutë tjetër përveç euros, shënoni edhe kodin SWIFT të bankës së pranuesit. Shënoni emrin dhe mbiemrin me saktësi, sepse një gabim mund ta vonojë transferin.
Kodi SWIFT (BIC) i Paysera është EVIULT2VXXX, ndërsa kodi i bankës – 35000. Nëse dikush ju dërgon para nga jashtë vendit, jepjani dërguesit këtë kod dhe IBAN-in tuaj.
Një transfer i menjëhershëm në euro dhe një transfer te një përdorues tjetër i Paysera nuk mund të anulohen, sepse paratë arrijnë te pranuesi brenda pak sekondash. Në këtë rast, më së miri është ta kontaktoni pranuesin dhe t'i kërkoni t'i kthejë paratë. Shërbimi ynë i kujdesit ndaj klientit mund t'ju ndihmojë ta anuloni një transfer standard në euro ose një transfer në një valutë tjetër. Suksesi i anulimit varet nga banka e pranuesit, ndërsa paratë kthehen për rreth 10 ditë. Për anulimin aplikohen tarifa.