Transferta ndërkombëtare – shpejt, sigurt dhe me kursin më të mirë
Dërgoni dhe merrni para në më shumë se 20 valuta në mbarë botën. Këmbejini me kushte të favorshme dhe menaxhoni të gjitha pagesat në një llogari të vetme Paysera.
33 valuta
Mbani, këmbeni dhe dërgoni valuta nga një llogari e vetme shumë-monedhëshe
Në çast
Transfertat e menjëhershme në euro mbërrijnë te përfituesi brenda pak sekondash në çdo orë të ditës, gjatë fundjavave dhe festave zyrtare
Gjithçka në aplikacion
Kryeni me lehtësi transferta ndërkombëtare dhe ndiqni statusin e tyre në kohë reale në telefonin tuaj.
Ku dhe në çfarë valute po dërgoni para?
Te një përdorues tjetër i Paysera
Dërgoni në çdo valutë të mbështetur nga Paysera – paratë do të mbërrijnë menjëherë te përfituesi. Transfertat në llogaritë e klientëve individualë në vendet e ZEE-së janë pa pagesë.
Në euro brenda Europës
Një transfertë e menjëhershme (SEPA Instant) mbërrin te përfituesi brenda pak sekondash. Një transfertë standarde (SEPA) ekzekutohet brenda 1 dite pune. Deri në 30 transferta në muaj janë pa pagesë.
Në euro jashtë Europës
Një transfertë në euro drejt një banke jashtë Zonës Ekonomike Europiane mbërrin te përfituesi brenda 1–3 ditësh pune.
Në valuta të tjera
Dërgoni para në më shumë se 20 valuta. Një transfertë zgjat nga një orë deri në 3 ditë pune.
Përpara se të dërgoni, këmbeni valutën në llogarinë tuaj.
Si të dërgoni para jashtë vendit
Zgjidhni përfituesin
Në aplikacion, hapni Transferta > Transfertë e re > Transfertë bankare dhe vendosni emrin, mbiemrin dhe numrin e llogarisë (IBAN) të përfituesit. Kur dërgoni në një valutë tjetër përveç euros, do t'ju duhet edhe kodi SWIFT i bankës së përfituesit.
Vendosni shumën dhe valutën
Zgjidhni valutën në të cilën përfituesi do t'i marrë paratë. Tarifën dhe kohën e parashikuar do t'i shihni përpara se të konfirmoni.
Konfirmoni
Konfirmoni transfertën në aplikacion. Statusin e saj do ta shihni në seksionin Kuleta.
Nëse është e nevojshme, konvertoni paratë në valutën e përfituesit dhe dërgojini nga e njëjta llogari.
Kontrolloni kursin në kalkulator.
Pyetje të shpeshta
Kjo varet nga valuta dhe shteti i përfituesit. Paratë e dërguara te një përdorues tjetër i Paysera mbërrijnë menjëherë te përfituesi. Një transfertë e menjëhershme në euro (SEPA Instant) mbërrin te përfituesi brenda një minute, nëse banka e përfituesit pranon transferta të menjëhershme. Një transfertë standarde në euro (SEPA) zgjat deri në një ditë pune dhe, nëse e dorëzoni në një ditë pune përpara orës 16:45, përfituesi do t'i marrë paratë po atë ditë. Transfertat në euro jashtë Europës zgjasin deri në 3 ditë pune, ndërsa ato në valuta të tjera – nga një orë deri në 3 ditë pune.