Të gjitha kategoritë
Funksionalitete

Ndryshimet midis versionit të aplikacionit celular dhe atij desktop Paysera

#
Jeni tipi që përdorni më shumë celularin, apo desktop-in? Me Paysera – secili prej tyre funksionon për administrimin e financave të përditshme, por ka disa ndryshime midis aplikacionit celular dhe online banking që çdo klient duhet t'i dijë. Vazhdoni të lexoni për t'i zbuluar ato.  

Sqarim i aplikacionit celular Paysera dhe online banking

Kur flasim për administrimin e përditshëm të financave përmes Paysera, ne shpesh i referohemiaplikacionit celular i cili është një must-have, nëse dëshironi të hapni një llogari Paysera. Aplikacioni është i lehtë për t'u përdorur, ka një dizajn elegant dhe mbështet 17 gjuhë të ndryshme.

Gjithsesi, nuk duhet të harroni se llogaria juaj mund të administrohet edhe përmes banking online – bank.paysera.com. Versionit desktop i sistemit tonë, i cili përdoret shpesh nga bizneset, kontabilistët dhe tregtarët online. 

Nuk keni ende Paysera?

Hapni një llogari falas në pak minuta!

Versioni desktop është i dobishëm, kur nevojitet të përpunohen dhe rishikohen sasi të mëdha të dhënash, gjë që mund të mos jetë gjithmonë e përshtatshme përmes një ekrani të telefonit. Kjo është arsyeja pse ky version është më i njohur për mbajtësit e llogarive të biznesit Paysera. 

Dhe aplikacioni është padyshim alternativë për përfitimin e shërbimeve, kur jeni në lëvizje si administrimi i kartave, pagesat dhe shpenzimet ditore.

#

Vetëm në aplikacion: hapni një llogari Paysera 

E vërtetë! Për t'u regjistruar në Paysera, nevojitet fillimisht të shkarkoni aplikacionin Paysera. Arsyea është sepse regjistrimi përmes aplikacionit është shumë më i përshtatshëm dhe më i thjeshtë për klientët. 

Hapja e llogarisë, identifikimi dhe ndërtimi i profilit mund të kryhen direkt nga telefoni juaj menjëherë. Shiko videon për të parë hapat 👇

Vetëm në desktop: administrimi i payment gateway 

Nëse keni një dyqan e-shop dhe përdorni Paysera payment gateway për mbledhjen e pagesave online – tashmë duhet të dini se ky shërbim mund të porositet dhe administrohet vetëm përmes bank.paysera.com.

Megjithatë, ju mund t'a përdorni aplikacionin për të kontrolluar pagesat hyrëse, për të marrë njoftime për blerjet e reja, për të kryer transferta etj. 

Vetëm nga aplikacioni: pagesa periodike

Nëse jeni fans i automatizimit – duhet të jeni një fans edhe i këtij funksionaliteti. Vetëm përmes aplikacionit celular Paysera mund të planifikoni pagesa periodike e të mos shqetësoheni çdo muaj të mbani mend pagesat e faturave vazhdimisht. Gjithçka do të kryhet për ju. 

Lexoni më shumë se si funksionon >

Vetëm në desktop: shërbim Postar

Një shërbim i ri për dyqanet e-shop në Balltik shërbim Postar i displonueshëm aktualisht vetëm në desktop. Ky shërbim u mundëson tregtarëve online të integrojnë ofrues të ndryshëm të shërbimeve postare në dyqanin e-shop të tyre me një plugin. Më pas të gjitha dërgesat mund të administrohen në sistemin Paysera. 

Për shkak të natyrës së gjithanëshme të shërbimit është më e lehtë për t'u administruar përmes desktopit - shumë dërgesa dhe opsione të ndryshme kërkojnë një ulje. 

Vetëm në aplikacion: ndani faturat & funksionaliteti që lejon të kërkoni para 

Aplikacioni Paysera është një instrumenti i administrimit të parave i përshtatshëm për financat tuaja ditore. Për shembull, funksionalitet si Ndani faturën dhe Kërkoni para janë të mirënjohura midis përdoruesve të aplikacionit. Parandalon pagesat e tepërta ndaj miqve dhe ju lejon të ndani lehtë faturat, ose të kërkoni paratë tuaja, pa u sikletosur. 

Si funksionon?

#

Vetëm në aplikacion: transferta të mbrojtura me fjalëkalim 

Siguria maksimale për transfertat e parave mund të ofrohet duke vendosur një fjalëkalim për to. Nëse fjalëkalimi është i njohur vetëm nga ju dhe përfituesi - kjo padyshim e frenon shqetësimin tuaj. 

Ky funksionalitet është i displonueshëm përmes aplikacionit Paysera. Kur kryeni një transfertë, aktivizoni mbrojtjen me fjalëkalim. 

Vetëm në aplikacion: llogari kursimi

Dëshironi të kurseni për një makinë, shtëpi, ose pushimet? Kurseni para pa u munduar me llogarinë e kursimit Paysera e disponueshme në aplikacionin Paysera. Ju mund të vendosni qëllime, afate dhe madje edhe pagesa automatike për t'a bërë këtë proces edhe më të lehtë. Dëshironi të kurseni me partnerin, apo një shok? Kjo bëhet me kënaqësi me opsionin e ndarjes së llogarisë për kursim.

Lexo më shumë > 

#

Vetëm në aplikacion: blini ar në monedha dhe në shufra 

Hapni aplikacionin Paysera, drejtohuni te Më shumë, pastaj Metale të çmuara dhe eksploroni një rang të gjerë zgjedhjesh të monedhave të arit dhe shufrave fizike të vlefshme për blerje dhe për t'u tërhequr, nëse nevojitet. Dëshironi fleksibilitet më të lartë çmimesh? Gjithashtu mund të bleni XAU për çdo vlerë (kjo mund të kryhet edhe përmes web dhe funksionon, si blerja e çdo monedhe tjetër).

Transferta ndërkombëtare – web, apo aplikacion celular? 

Paysera ju ofron transferta ndërkombëtare në mbi 20+ monedha. Monedhat kryesore si EUR, GBP, PLN, RON, ALL, GEL, dhe BGN mbështeten nga aplikacioni dhe versioni web. Transfertat në monedha të tjera mund të ekzekutohen vetëm përmes versionit web.  

Më shumë rreth transfertave të parave > 
#

Në përgjithsi ka edhe disa ndryshime të tjera midis versionit celular dhe web të Paysera, që do t'i zbuloni në vazhdim. Më lart nuk është përmendur funksionaliteti i dhurimit, i disponueshëm për përdoruesit e aplikacionit Paysera, vetëm në Android, modelet e krijuara në web, ose në aplikacion janë të disponueshme vetëm përmes këtyre versioneve e kështu me radhë.


Ne po mundohemi të përfshijmë sa më shumë shërbime në të dy versionet për komoditet maksimal, prandaj nëse keni sugjerime, ose kërkesa – mos hezitoni t'i ndani me ekipin e Shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit

Artikuj të ngjashëm

#
Biznes

10 pyetjet kryesore lidhur me pranimin e pagesave online

Shumë pyetje shfaqen gjatë hapave të parë të biznesit në tregtinë e-commerce. Por nuk mund të quhet biznes, nëse nuk shisni gjë, apo jo? Paysera ndihmon mijëra dyqane e-shops të pranojnë pagesa nga klientët në të gjithë botën. Ne do t'i përgjigjemi disa prej pyetjeve më të shpeshta në lidhje me përpunimin e pagesave online! 

#
Funksionalitete

Këto janë planifikimet e Paysera për 2022

Nga një super aplikacion te kartat virtuale – ju ftojmë t'i hidhni një sy lançimeve të reja në fillim të vitit 2022 dhe ka më shumë në vazhdim.

#
Funksionalitete

RISI! Paysera lançon faqen e Statusit

Një nga rezolutat e vitit të ri të Paysera për 2022 është komunikim më i mirë me klientët tanë. Në thelb të përmbushjes së këtij premtimi - ju prezantojmë faqen e Statusit të Paysera.