Të gjitha kategoritë
Funksionalitete

Si të dërgoni para në Shqipëri? 

#
Nga sot klientët e Paysera mund të dërgojnë dhe përfitojnë Lek shqiptar (ALL). Monedha shtohet në listën e gjatë të monedhave të mbështetura nga Paysera. Vazhdoni të lexoni dhe të zbuloni si të kryeni transferta dhe të këmbeni me norma të shkëlqyera! 

Si të këmbeni para në Lek në Paysera? 

Ju mund të konvertoni fondet në lekë (ALL) brenda sekondave përmes aplikacionit celular Paysera. Hyni në aplikacion > në menunë në fund të ekranit zgjidhni Transferta > prekni Këmbim Valutor > selektoni monedhën që dëshironi të shisni, apo blini dhe voilà! 

#

Paysera ofron norma këmbimi valutor të shkëlqyera për të gjithë përdoruesit. Nuk nevojiten llogari premium. Norma më e mirë e ofruar nga Paysera (rreth asaj që shihoni në Google) aplikohet për klientët individë, kur këmbejnë deri në 1000 EUR/muaj. 

Ndërkohë klientët e biznesit mund të përfitojnë, kur këmbejnë më shumë se 5000 EUR në të njëjtën kohë - një tarifë më e mirë se ajo e zakonshme do të aplikohet automatikisht.

Në rastet kur biznesi juaj tregton jashtë shtetit dhe këmben shuma të mëdha në bazë mujore – na kontaktoni dhe ne do t'ju ofrojmë një normë këmbimi, që vështirë se mund të refuzohet.

Nuk keni ende Paysera?

Hapni një llogari falas në pak minuta!

Si mund të dërgoni lekë përmes Paysera? 

Nëse dëshironi të dërgoni para në një bankë Shqiptare, mund të transferoni lehtësisht përmes aplikacionit Paysera. Hyni në aplikacion> në menu në fund zgjidhni Transferta > prekni Transfertë e re > Transfertë bankare > dhe vendosni detajet e përfituesit. 

Në ekran tek rishikimi i transfertave do të pyeteni, nëse dëshironi t'i konvertoni para në Lekë (ALL). 

Më shumë rreth transfertave të parave > 

#

Si mund të rimbushni llogarinë tuaj Paysera? 

Nëse jeni një klienti i ri i Paysera dhe dëshironi të rimbushni llogarinë tuaj, le të themi në lekë, duhet të gjeneroni udhëzimet e rimbushjes. Për të kryer këtë, hyni në aplikacion > prekni Rimbush > zgjidhni vendin dhe monedhën me të cilën dëshironi të rimbushni. 
#

Pasi të merrni udhëzimet e rimbushjes, ndiqini ato me kujdes. Kur kryeni një transfertë do të shikoni se emri i përfituesit që duhet të vendosni, nuk është emri juaj, por për shembull i Paysera Albania. Gjithsesi tek qëllimi i fushës së pagesës, do të vendosni numrin EVP tuaj. 

Kjo do të thotë se do të dërgoni para në llogarinë e Paysera Albania, fillimisht në një nga llogaritë e bankave në Shqipëri dhe më pas shuma ekuivalente do të kreditohet nga llogaria e Paysera, tek llogaria juaj. Ky proces i bën transfertat më të lira dhe më të shpejta midis shteteve. 

Më shumë info rreth rimbushjes së llogarisë > 

Artikuj të ngjashëm

#
Funksionalitete

Ndryshimet midis versionit të aplikacionit celular dhe atij desktop Paysera

Jeni tipi që përdorni më shumë celularin, apo desktop? Me Paysera – secili prej tyre funksionon për administrimin e financave të përditshme, por ka disa ndryshime midis aplikacionit celular dhe online banking, që çdo klient duhet t'i dijë. Vazhdoni të lexoni për t'i zbuluar ato.

#
Funksionalitete

Paysera ofron mbështetje ndaj klientit 24/7 në anglisht 

Nga 1 mars klientët e Paysera do të kenë mundësi të kontaktojnë Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit në anglisht gjatë gjithë ditës, çdo ditë. Konsultat do të kryhen përmes telefonit, emailit dhe live chat në faqen web. 

#
Financat personale

Si të dërgoni para në Poloni? Udhëzime hap pas hapi 

Për shkak të monedhës vendase polake zloty shumë individë dhe biznese që tregtojnë në këtë vend përpiqen të gjejnë mënyrat më të mira për të transferuar para, pa humbur fonde dhe kohë. Shumë njerëz dërgojnë para në Poloni përmes Paysera, i cili falë partnerëve vendas mund të sigurojë, jo vetëm norma këmbimi monetar të mira nga euro në zloty, por edhe pagesa të shpejta pa u munduar. Në këtë tekst do të hedhim një vështrim të thellë si të kryejmë transferta të tilla.