Të gjitha blogjet
Veçoritë

Tani mund të shtoni kartelën Visa në Google Pay përmes aplikacionit Paysera

Features

Pagesat me mobil së shpejti do të jenë norma absolute për shumicën e klientëve të Paysera. Tani e tutje, ju mund të shtoni kartelën tuaj Visa në Google Pay nga aplikacioni Paysera, madje pa pasur aplikacionin Google Pay. 

Ky zhvillim do t'u mundësojë mijëra përdoruesve të paguajnë me asgjë tjetër përveç telefonave të tyre në miliona vende në të gjithë botën.

Si të shtoni kartelën pa pasur aplikacionin Google Pay

Nëse jeni përdorues i Android-it, thjesht mund të hapni aplikacionin Paysera, shkoni te Kartelatdhe, nëse aplikacioni juaj është i përditësuar, duhet të shihni një buton Shtoni në Google Pay  për kartelat që nuk janë shtuar ende. Klikoni lehtë mbi të dhe ndiqni udhëzimet e mëtejshme. 

#

Kjo veçori është e disponueshme për telefona të cilët funksionojnë në Android 5.0 (Lollipop) ose më të lartë, dhe mbështesin teknologjinë e komunikimit në terren (NFC) dhe kartën e hostit (HCE). 

Çfarë është Google Pay? 

Google Pay është mënyra e shpejtë dhe e thjeshtë për të paguar në miliona vende - në faqe, në aplikacione dhe në dyqane.  

Me Google Pay, nuk ka nevojë të kërkoni portofolin tuaj - mund të paguani me telefonin tuaj kudo që pranohen pagesa pa kontakt.

Për më shumë informacion në lidhje me Google Pay dhe mënyra të ndryshme për ta konfiguruar atë - vizitoni uebsajtin tonë

Artikuj të ngjajshëm

#
Veçoritë

Karakteristikat më të rëndësishme të aplikacionit Paysera në 2021

Sa nga veçoritë më të fundit të aplikacionit Paysera nga viti 2020 po përfitoni? Dhe cilat janë ato që më së shumti po i pritni t'i shpallim në 2021? Kemi diçka për të gjithë!

#
Veçoritë

Apple Pay tani mbështet Paysera Visa!

Lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e Apple atje - Kartelat Visa tani janë në përputhje me Apple Pay. Për një kohë të gjatë, ajo ishte një nga kërkesat më të zakonshme nga klientët tanë, dhe ne nuk mund ta injoronim atë. Për ata që tashmë dinë çfarë të bëjnë - ndoshta titulli ishte i mjaftueshëm për të filluar. Për të tjerët - vazhdoni të lexoni.

#
Veçoritë

A i mbështet kartela Visa Google Pay dhe Samsung Pay?

Ku funksionojnë Google Pay dhe Samsung Pay? A mund ta shtoj kartelën time Paysera? Dhe si po i ndryshojnë zakonet tona pagesat në mobil?