Pdf
Kthehu te përmbajtja

Publikuar më: 30/12/2025

E DREJTA E AKSESIT NË TË DHËNAT PERSONALE

Për të marrë akses në të dhënat tuaja personale që përpunohen nga Paysera, ju lutemi të paraqisni një kërkesë sipas formularit të përcaktuar. Sigurohuni që të shënoni emrin tuaj të plotë dhe ta nënshkruani kërkesën me nënshkrim firmë të njomë ose nënshkrimin tuaj elektronik të kualifikuar. Specifikoni mënyrën se si preferoni të merrni përgjigjen (me email ose me postë ose në selinë e Pasyera Albania). Në rast se nuk specifikoni asnjërën prej tyre, përgjigja do të dërgohet nëpërmjet të njëjtit kanal përmes të cilit është marrë kërkesa.

Pas marrjes së kërkesës suaj, Paysera do të ofrojë të dhënat e kërkuara ose arsyen e refuzimit për ofrimin e tyre brenda afatit 30 (tridhjetë) ditor, në përputhje me Nenin 14 të Ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, për të drejtën e aksesit, ku përcaktohet se subjekti i të dhënave ka të drejtë të marrë përgjigje “jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e paraqitjes së kërkesës”. Afati mund të zgjatet deri në 60 ditë për shkak të kompleksitetit ose numrit të kërkesave, por ju do të njoftoheni jo më vonë se 30 ditë për zgjatjen e afatit.

Ofrimi i të dhënave me email

Nëse keni zgjedhur të merrni të dhënat me email, të dhënat do të enkriptohen dhe do të dërgohen në adresën e emailit të specifikuar nga ju. Kodi i dekriptimit do të dërgohet me SMS në numrin e telefonit të treguar në llogarinë tuaj.

Nëse jeni klient i Paysera-s, përgjigja do të dërgohet në adresën tuaj të emailit të deklaruar si adresë kontakti në llogarinë tuaj në sistemin Paysera.

Nëse nuk jeni klient i Paysera-s, ju lutemi që në kërkesën tuaj të specifikoni të dhënat identifikuese, kopje të dokumentit të identifikimit, informacionin mbi marrëdhënien tuaj me Paysera-n ose arsyen pse besoni se Paysera përpunon të dhënat tuaja personale, të dhënat që kërkoni të merrni, adresën e emailit në të cilën dëshironi të merrni përgjigjen, të dhënat që dëshironi të merrni dhe numrin e telefonit në të cilin do të dërgohet kodi i dekriptimit.

Ofrimi i të dhënave me postë

Nëse keni zgjedhur të merrni të dhënat me postë dhe jeni klient i Paysera-s, përgjigja do të dërgohet në adresën e specifikuar në sistemin Paysera si adresa e vendbanimit tuaj zyrtar.

Nëse nuk jeni klient i Paysera-s, ju lutemi që në kërkesën tuaj të specifikoni të dhënat identifikuese, kopje të dokumentit të identifikimit, informacionin mbi marrëdhënien tuaj me Paysera-n ose arsyen pse besoni se Paysera përpunon të dhënat tuaja personale, të dhënat që kërkoni të merrni, adresën në të cilën dëshironi të merrni përgjigjen dhe ne do t’i dërgojmë të dhënat në adresën e specifikuar.

Ofrimi i të dhënave në adresën e selisë Paysera Albania

Nëse keni zgjedhur të merrni të dhënat në zyrën e Paysera, ju lutemi të paraqiteni në selinë e Paysera-s të ndodhur në Rr.“Fadil Rada”, P. Donika, K.3,Tiranë, Shqipëri, nga e hëna në të premte, nga ora 09:00 deri në orën 17:30. Sigurohuni që të keni me vete dokumentin tuaj të identifikimit.

Tarifa për ofrimin e të dhënave

Një herë në vit kalendarik, të dhënat ofrohen pa pagesë. Në rastet e tjera, Paysera aplikon një tarifë për ofrimin e të dhënave, e cila është 10 EUR ose 1000 All.