Pdf
Kthehu te përmbajtja

Përditësuar: 26/08/2025

Rregullat e Përdorimit të Aplikacionit Celular Paysera

Konceptet bazë

Marrëveshja e Përgjithshme e Shërbimit të Pagesave – një marrëveshje e aplikuar për klientët e Paysera, që është në dispozicion këtu.

Paysera – siç përcaktohet në Marrëveshjen e Përgjithshme të Shërbimit të Pagesave.

Shërbimet Paysera – shërbimet e lëshimit të parave elektronike, riblerjes, pagesës dhe shërbimeve të tjera të lidhura të ofruara nga Paysera.

Sistemi Paysera – sistemi elektronik i pagesave i arritshëm në www.paysera.com, ku individët mund të hapin llogari të parave elektronike dhe të përdorin Shërbimet Paysera.

Llogaria Paysera – një llogari e hapur në Sistem në emër të Klientit dhe e përdorur për ekzekutimin e shlyerjeve dhe veprimeve të tjera të Pagesave.

Llogaria – rezultati i regjistrimit në sistemin kompjuterik, gjatë të cilit ruhen të dhënat personale të personit të regjistruar, personit i jepet një emër përdoruesi dhe përcaktohen të drejtat e tij/saj në sistem.

Kodi i konfirmimit – një kod numerik me një përdorim, i destinuar për të verifikuar dhe konfirmuar ndërfaqen ndërmjet numrit të telefonit celular të Klientit dhe Aplikacionit Paysera, të cilin Paysera e dërgon në numrin e telefonit të Klientit dhe i cili futet në Aplikacionin Paysera.

Aplikacioni Paysera – një aplikacion celular i instaluar dhe i përdorur në pajisje celulare, që mundëson përdorimin e Shërbimeve përkatëse Paysera.

Pika e shitjes – një vend fizik ku një shitës i mallrave ose një ofrues i shërbimeve pranon pagesa për mallrat e shitura dhe/ose shërbimet e ofruara duke përdorur Aplikacionin Paysera.

PIN kodi i zhbllokimit të Aplikacionit Paysera – një kod pesëshifror i krijuar nga Klienti, i përdorur prej tij/saj për të zhbllokuar aplikacionin e tij Paysera dhe për të vazhduar përdorimin e tij.

Identifikuesi i Tregtarit – një kod QR (kod unik vizual) ose një kod BAR (barkod numerik) i dhënë në Pikën e shitjes, i përdorur për të identifikuar Pikën e shitjes ose një pagesë konkrete dhe që mundëson shfaqjen, me ndihmën e një pajisjeje celulare, të informacionit për mallrat ose shërbimet e porositura nga Klienti në Pikën e shitjes dhe të destinuara për pagesë, si dhe çmimin e tyre.

Kodi i rimbushjes së llogarisë ose i tërheqjes së parave të gatshme – një kod unik i shfaqur në formën e kodit QR ose BAR, i gjeneruar nga Aplikacioni Paysera, të cilin Klienti mund ta përdorë për të shtuar fonde në llogarinë e tij/saj Paysera ose për të tërhequr para të gatshme.

Identifikuesi Unik – një numër telefoni, email, numër i llogarisë ose çdo e dhënë tjetër, e cila mund të përdoret për të përcaktuar një Përfitues të fondeve dhe për të ekzekutuar një urdhërpagesë.

Funksionet e Alikacionit Celular Paysera

1. Aplikacioni Celular Paysera është një nga instrumentet e pagesës të ofruara nga Paysera.

2. Blerja (shkarkimi) i Aplikacionit Celular Paysera është pa pagesë. Çmimet për shërbime specifike Paysera janë listuar këtu.

3. Klienti duhet të sigurohet që Aplikacioni Celular Paysera të shkarkohet dhe të instalohet në pajisjen celulare vetëm nga dyqani Apple Store dhe faqja web Google Play, të specifikuara nga Paysera.

4. Kur përdor Aplikacionin Celular Paysera, Klienti mund të kryejë veprimet e mëposhtme:

4.1. të regjistrohet në Sistem dhe të krijojë një Llogari (përdorimi i Shërbimeve Paysera është i kufizuar bazuar në këtë nen, derisa të kryhet procedura e plotë e identifikimit në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Sistemi Paysera);

4.2. të lidhë një kartë pagese me Aplikacionin Celular Paysera dhe të ekzekutojë shlyerjet nga karta e pagesës në Pikat e shitjes përmes Aplikacionit Celular Paysera;

4.3. të shohë pasqyrat e operacioneve të fundit të pagesave të ekzekutuara përmes Aplikacionit Celular Paysera.

5. Klientët e identifikuar plotësisht janë në gjendje të përdorin shërbimet e mëposhtme të Paysera përmes Aplikacionit Celular Paysera:

5.1. të ekzekutojnë transfertat e pagesave nga llogaria Paysera tek përdoruesit e tjerë të Llogarive Paysera, duke paraqitur vetëm një numër telefoni ose email të Përfituesit;

5.2. të ekzekutojnë transfertat e pagesave nga llogaria Paysera në llogari në sisteme të tjera përveç Paysera;

5.3. të kontrollojnë gjendjen në llogarinë Paysera dhe të shohin pagesat më të fundit hyrëse dhe dalëse;

5.4. të paguajnë nga llogaria Paysera në Pikat e shitjes që pranojnë pagesa përmes Aplikacionit Celular Paysera;

5.5. të lidhin një kartë pagese me Aplikacionin Celular Paysera dhe të ekzekutojnë shlyerjet nga karta e pagesës në Pikat e shitjes përmes Aplikacionit Celular Paysera;

5.6. të rimbushin llogarinë Paysera;

5.7. të tërheqin para të gatshme nga Llogaria Paysera.

5.8. të përdorin shërbimin e identifikimit elektronik të kualifikuar të integruar në Aplikacionin Celular Paysera, që i mundëson Klientit të vërtetojë identitetin në mënyrë të sigurt në sisteme të ndryshme informacioni dhe të përdorë shërbime elektronike. Shërbimi i identifikimit elektronik të kualifikuar ofrohet falas.

6. Funksione të reja mund të shtohen në Aplikacionin Celular Paysera në versionet e reja të Aplikacionit Celular Paysera. Në rast të shfaqjes së funksioneve të reja, oferta për instalimin e funksioneve të reja do të dërgohet në pajisjen celulare të Klientit dhe pëlqimi i Klientit për të instaluar dhe përdorur funksionet e reja do të shprehet duke instaluar përditësimet e propozuara.

7. Disa nga funksionet e Aplikacionit Celular Paysera mund të variojnë sipas sistemit operativ në përdorim.

Hapja e Llogarisë Paysera nëpërmjet Aplikacionit Celular Paysera

8. Klienti regjistrohet në sistemin Paysera dhe krijon një llogari, duke dhënë emailin e tij/saj dhe/ose numrin e telefonit. Në varësi të informacionit të dhënë në kohën e regjistrimit në Sistem, Klientit mund t'i kërkohet të përfundojë procedurën e identifikimit të Klientit dhe të sigurojë informacione, siç specifikohet në Marrëveshjen e Përgjithshme të Shërbimit të Pagesave, në mënyrë që Klienti të mund të përdorë llogarinë Paysera dhe shërbime të tjera të ofruara nga Paysera.

9. Klienti është në gjendje të hyjë në Aplikacionin Celular Paysera dhe të kryejë veprime përmes Aplikacionit Celular Paysera pas:

9.1. lidhjes së llogarisë Paysera me numrin e telefonit të tij/saj specifik;

9.2. krijimit të një PIN kodi zhbllokimi për Aplikacionin Celular Paysera.

10. Kodi PIN i Aplikacionit Celular Paysera i krijuar nga Klienti është një fjalëkalim i përhershëm, i përdorur nga Klienti për të zhbllokuar Aplikacionin e tij Celular Paysera, për t'u kyçur dhe për të administruar llogarinë e tij/saj. Nëse Klienti nuk hyn në llogarinë e tij për më shumë se 35 (tridhjetë e pesë) ditë, Klienti duhet të kyçet përsëri me Fjalëkalimin e Llogarisë Paysera dhe të caktojë një PIN kod të ri për Aplikacionin Celular Paysera. Për këtë qëllim, Sistemi mund të kërkojë futjen e Kodit të konfirmimit. Paysera thekson se, nëse Aplikacioni Celular Paysera përdoret dhe nuk çaktivizohet, dhe pajisja celulare nuk kyçet dhe nuk kalon në gjendje gjumi, Aplikacioni Celular Paysera mund të mbetet i hapur dhe i qasshëm për një kohë shtesë nga e njëjta pajisje celulare pa futur sërish PIN kodin e Aplikacionit Celular Paysera.

Ekzekutimi i Transfertave të Pagesave

11. Transfertat e pagesave mund të ekzekutohen vetëm nga klientët e identifikuar plotësisht.

12. Për të ekzekutuar një transfertë pagese, Klienti duhet të paraqesë identifikuesin unik të Përfituesit dhe shumën e transfertës në monedhën në të cilën Klienti mban fonde në llogarinë e tij/saj Paysera, si dhe informacione të tjera të kërkuara.

13. Para ekzekutimit të një transferte pagesash, Klienti duhet të sigurohet që identifikuesi Unik i paraqitur është i rëndësishëm, i vlefshëm dhe i përdorur nga Përfituesi. Paysera nuk do të jetë përgjegjëse për transferimin e fondeve tek Përfituesi i gabuar për shkak të identifikuesit të pasaktë të paraqitur nga Klienti.

14. Pagesa shtohet menjëherë në llogarinë Paysera të Përfituesit, nëse identifikuesi i treguar në urdhërpagesë lidhet me llogarinë Paysera të Përfituesit.

15. Në rast se Klienti përdor një numër telefoni ose një adresë e-maili si identifikues unik dhe rezulton se llogaria e Përfituesit nuk lidhet me identifikuesin e treguar nga paguesi, pagesa do të kreditohet pasi Përfituesi të lidhë llogarinë e tij/saj me identifikuesin e treguar nga paguesi (nëse ka mundësi të tillë). Nëse Përfituesi nuk lidh llogarinë e tij/saj me identifikuesin e treguar brenda 30 (tridhjetë) ditëve, pagesa anulohet automatikisht dhe fondet kthehen në Llogarinë Paysera të Paguesit.

16. Tipet e Transfertave të Pagesave përmes Aplikacionit Celular Paysera:

16.1. një transfertë pagese tek përdoruesi i Sistemit. Një transfertë e tillë mund të mbrohet me fjalëkalim: Klienti, gjatë krijimit të urdhërpagesës, përcakton Fjalëkalimin e Marrjes së Transfertës. Transferta e pagesës realizohet vetëm në momentin kur Përfituesi fut Fjalëkalimin e Marrjes së Transfertës të përcaktuar nga Klienti-pagues dhe të dhënë Përfituesit. Nëse Përfituesi nuk e fut fjalëkalimin e vendosur nga paguesi, fondet kthehen automatikisht në llogarinë Paysera të Paguesit pas 30 ditësh. Në momentin e autorizimit të një transferte të tillë, Fjalëkalimi i Marrjes së Transfertës i futur nga Përfituesi konsiderohet i autorizuar dhe nuk mund të anulohet pasi Përfituesi ka futur Fjalëkalimin e Marrjes së Transfertës. Klienti është i vetmi përgjegjës për transmetimin e duhur dhe të sigurt të Fjalëkalimit të Marrjes së Transfertës te Përfituesi dhe për të siguruar që ky Fjalëkalim t'i zbulohet vetëm Përfituesit të fondeve;

16.2. transfertë pagese tek jo-përdoruesi i Sistemit.

17. Shuma e transfertës së pagesave nuk kufizohet nga asnjë shumë minimale. Për transfertat e pagesave aplikohen limitet e vendosura për llogarinë Paysera të Klientit.

18. Në rast se paratë dërgohen gabimisht, Përfituesit i kërkohet që t'i kthejë paratë dërguesit sa më shpejt të jetë e mundur.

19. Kur përdor Aplikacionin Celular Paysera, Klienti mund të zgjedhë si Përfitues çdo kontakt nga lista e kontakteve në pajisjen e tij/saj celulare. Kur përdor këtë funksionalitet, Klienti pajtohet që Paysera mund të arrijë, menaxhojë dhe ruajë në serverat e saj vlerat e gjeneruara nga numrat e telefonit dhe adresat e emailit të kontakteve në pajisjen celulare të Klientit, vetëm për qëllime të kësaj Marrëveshjeje dhe të përdorimit të Aplikacionit Celular Paysera. Klienti gjithashtu pajtohet që ai/ajo të shfaqet në pajisjet celulare të përdoruesve të tjerë të Aplikacionit Celular Paysera, që kanë të dhënat e kontaktit të Klientit.

Shlyerja për mallra dhe/ose shërbime në Pikat e shitjes

20. Aplikacioni Celular Paysera ofron mundësinë për të paguar mallra dhe/ose shërbime në Pikat e shitjes ku pranohen pagesa përmes Aplikacionit Celular Paysera:

20.1. skanimi i identifikuesit të Tregtarit: Klienti skanon identifikuesin e Tregtarit të paraqitur në vendin tregtues të Tregtarit me pajisjen e tij celulare dhe konfirmon pagesën për mallrat ose shërbimet e specifikuara;

20.2. porositja e mallrave ose shërbimeve nga distanca përmes Aplikacionit Celular Paysera: në Aplikacionin Celular Paysera Klienti mund të gjejë një listë të vendeve tregtuese që pranojnë pagesa përmes Aplikacionit Celular Paysera dhe të porosisë mallra ose shërbime, duke konfirmuar pagesën nga distanca.

21. Për shlyerjen në Pikat e shitjes zbatohen limitet e zakonshme të transfertës të Llogarisë Paysera të Klientit. Klientët të cilët nuk kanë përfunduar procedurën e plotë të identifikimit mund të kryejnë pagesa në Pikat e shitjes vetëm duke përdorur kartën e pagesës të lidhur me Aplikacionin Celular Paysera.

22. Pasi Klienti konfirmon transfertën e pagesës, kjo e fundit nuk mund të anulohet dhe rimbursimi nuk mund të kryhet.

Rimbushja e Llogarisë Paysera ose tërheqja e fondeve

23. Vetëm Klientët e identifikuar plotësisht mund të rimbushin Llogarinë Paysera nëpërmjet Aplikacionit Celular Paysera.

24. Për të rimbushur Llogarinë Paysera, Klienti duhet të zgjedhë „Rimbush“ dhe të paraqesë kodin BAR ose QR të rimbushjes së llogarisë, që i është dërguar, në vendin e rimbushjes së Llogarisë, ku skanohet Kodi i Rimbushjes së Llogarisë dhe shuma e parave e paraqitur nga Klienti i shtohet Llogarisë Paysera.

25. Për të tërhequr fonde nga Llogaria Paysera, Klienti duhet të zgjedhë „Paguaj“ për të marrë kodin BAR ose QR për tërheqjen e parave të gatshme dhe ta paraqesë në vendin ku skanohet kodi i tërheqjes dhe shuma e treguar nga Klienti lëshohet nga Llogaria e tij Paysera.

26. Vendet që ofrojnë mundësinë për të rimbushur Llogarinë Paysera ose për të tërhequr fonde nga Llogaria tregohen në hartën ose listën e vendeve të Tërheqjes/Rimbushjes.

27. Rimbushja ose tërheqja e fondeve mund të kërkojë veprime plotësuese nga Klienti.

Siguria

28. Pasi që Aplikacioni Celular Paysera është një mjet pagese, Klienti duhet të kujdeset për sigurinë e pajisjes së tij/saj celulare, të mos e lërë të hapur Aplikacionin Celular Paysera dhe të mos i transmetojë ose lërë Fjalëkalimet në vende të aksesueshme nga persona të tjerë. Në rast se Klienti dyshon se PIN kodi i zhbllokimit të Aplikacionit Celular Paysera ose fjalëkalime të tjera janë bërë të njohura për persona të tjerë, Klienti duhet të ndryshojë menjëherë PIN kodin e zhbllokimit të Aplikacionit Celular Paysera dhe/ose Fjalëkalimin e Llogarisë. Nëse Klienti nuk është në gjendje ta bëjë këtë, ai/ajo duhet të informojë Payseran siç përcaktohet në Marrëveshjen e Përgjithshme të Shërbimit të Pagesave, në mënyrë që mundësia për të administruar Llogarinë Paysera përmes Aplikacionit Celular Paysera të bllokohet derisa të gjenerohen Fjalëkalimet e reja.

29. Nëse Klienti dështon ta kryejë këtë, ai/ajo mban përgjegjësi për të gjitha transaksionet e paautorizuara në Llogarinë Paysera, të ekzekutuara sepse Fjalëkalimet u bënë të njohura dhe/ose Llogaria u bë e disponueshme për personat e tretë.

30. Sipas Aneksit aktual, Fjalëkalimet konsiderohen të dhënat e hyrjes, një kod PIN i zhbllokimit të Aplikacionit Celular Paysera, Fjalëkalimi i Marrjes së Transfertës, kodet QR ose BAR për rimbushjen e llogarisë ose tërheqjen e fondeve.

31. Pasi që numri i telefonit celular dhe/ose emaili lidhen me Llogarinë, numri i telefonit celular dhe/ose emaili i Klientit përdoret si mjet pagese ose si mjet identifikimi i Klientit, kështu që këto mjete dhe të dhënat e hyrjes duhet të mbrohen nga Klienti. Klienti është plotësisht përgjegjës për sigurinë e pajisjes celulare, si dhe për numrin e telefonit (kartën SIM), hyrjen në kutinë postare dhe të gjitha Fjalëkalimet.

32. Klienti do të përdorë vetëm softuer origjinal dhe instrumentet e tij standarde të ofruara me pajisjen. Në rast se ndonjë softuer tjetër instalohet në pajisjen ose ndryshohen funksionet standarde të integruara të të drejtave dhe të mbrojtjes ose skedarët e sistemit, rritet rreziku për sigurinë e të dhënave të ruajtura nga aplikacionet e veçanta të instaluara, përfshirë Aplikacionin Celular Paysera. Paysera nuk do të jetë përgjegjëse për humbjet e shkaktuara për shkak të shkeljeve të sigurisë së sistemit operativ.

Përgjegjësia

33. Paysera nuk është përgjegjëse për ndonjë humbje të shkaktuar te Klienti, nëse Klienti për ndonjë arsye nuk është në gjendje të hyjë në Aplikacionin Celular Paysera; nëse një pajisje, program ose sistem operativ i përdorur së bashku me Aplikacionin Celular Paysera pushon së punuari; nëse Aplikacioni Celular Paysera nuk punon sipas mënyrës që Klienti priste; në rast se zbulohen gabime; nëse shërbimet nuk mund të ofrohen në kohë për shkak të ndikimit nga persona të tretë (p.sh. softueri, sistemi operativ, operatorët, etj.).

34. Klienti merr përsipër përgjegjësi të plotë që numri i telefonit celular dhe/ose adresa e emailit e dhënë Paysera-s, të cilën Klienti e lidh me llogarinë e tij/saj Paysera, i përket Klientit.

35. Paysera nuk është përgjegjëse për humbjet direkte ose indirekte që mund të pësojë Klienti duke përdorur këtë shërbim. Paysera gjithashtu nuk është përgjegjëse për humbjet e pësuara nga Klienti si rezultat i keqfunksionimeve të rrjeteve të telekomunikacionit.

Politika e Privatësisë

36. Klienti, duke përdorur Aplikacionin Celular Paysera, i ofron Paysera-s të dhënat personale si në vijim: numrin e telefonit, adresën e emailit, numrin e kartës së pagesës, datën e skadimit, kodin CVV, emrin, mbiemrin (në rast se ka një kartë pagese të lidhur). Nëse Klienti është identifikuar, Paysera gjithashtu trajton të dhënat e tij/saj të tjera të ruajtura në Sistemin Paysera.

37. Të dhënat e Klientit përpunohen:

37.1. për qëllime të ofrimit të Shërbimeve Paysera dhe parandalimit të pastrimit të parave.

37.2. gjithashtu, të dhënat e Klientit mund të përpunohen për qëllime të ofrimit të shërbimit të identifikimit elektronik të kualifikuar, për të siguruar përcaktimin e besueshëm të identitetit të Klientit kur Klienti përdor shërbime elektronike ose lidhet me sisteme publike ose private përmes ndërfaqes së mjetit të identifikimit elektronik të kualifikuar.

38. Të dhënat ruhen për 8 vjet pas përfundimit të marrëdhënies së biznesit me Klientin. Periudha e mbajtjes mund të zgjatet për një periudhë jo më shumë se 2 vjet, me kusht që të ketë një kërkesë të arsyeshme nga një autoritet kompetent. Periudha e tillë e mbajtjes së të dhënave kërkohet nga Ligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit i Republikës së Lituanisë.

39. Të gjitha të dhënat e administruara nga Paysera sigurohen nga personi vullnetarisht, me drejtësi dhe plotësi të informacionit.

40. Të gjitha informacionet e mësipërme, që përbëjnë të dhënat personale, nuk do t'i transferohen tek asnjë palë e tretë pa pëlqimin e personit. Paysera mund të zbulojë të dhënat personale ose informacionin e siguruar nga një person kur kërkohet nga ligji në zbatim ose nga autoritetet kompetente. Paysera gjithashtu mund të zbulojë të dhënat ose informacionin personal vetëm kur kjo nuk është e ndaluar me ligj dhe vetëm kur justifikohet objektivisht në një rast të veçantë. Në mënyrë tipike, të dhënat zbulohen në rastet e mëposhtme:

40.1. me pëlqimin e personit për të zbuluar informacionin;

40.2. për agjencitë e zbatimit të ligjit në përputhje me procedurën e parashikuar nga aktet ligjore të Republikës së Lituanisë;

40.3. nëse është e nevojshme për të parandaluar ose hetuar veprat penale;

40.4. në raste të tjera të përcaktuara me ligj.

41. Aplikacioni Paysera gjithashtu ka instrumente analitike të instaluara të destinuara për të siguruar funksionimin e duhur teknik të Aplikacionit Paysera (si p.sh. Crashlytics, Firebase Crash Reporting). Mjete të tilla analizojnë shkaqet e dështimit të aplikacionit dhe ia përcjellin ato Paysera-s, në mënyrë që të mund t'i kuptojmë më mirë nevojat e Klientit dhe shkaqet e mosfunksionimeve ose dështimeve. Për këtë qëllim, në rast të dështimit të operacionit teknik të Aplikacionit Paysera, të dhënat për dështimin mund të transmetohen tek personat e tretë – menaxherët e instrumenteve të tilla të analizës së operacionit teknik, të cilët përpunojnë të dhënat personale në përputhje me politikat e tyre të privatësisë në dispozicion të publikut.

42. Klienti ka të drejtë të kërkojë qasje në të dhënat personale të mbledhura dhe të ruajtura nga Paysera dhe të mësojë se si përpunohen ato, si dhe të kërkojë që këto të dhëna t'i përcillen. Një herë në një vit kalendarik, të dhënat mund të sigurohen pa pagesë, por në raste të tjera, sigurimi i të dhënave mund të kërkojë një pagesë që nuk e tejkalon koston e sigurimit të të dhënave.

43. Klienti ka të drejtë të kërkojë nga Paysera që të korrigjojë pa pagesë çdo pasaktësi në të dhënat e tij/saj personale. Klienti gjithashtu ka të drejtë të kundërshtojë përpunimin e të dhënave të tij/saj personale dhe shpalosjen e tyre te palët e treta, përveç nëse është e nevojshme për ofrimin e shërbimeve.

44. Klienti mund të dërgojë një kërkesë lidhur me aksesin në të dhënat e tij/saj personale të përpunuara nga Paysera, korrigjimet dhe kundërshtimet, me e-mail në: support@paysera.al.

Dispozitat Përfundimtare

45. Këto Rregulla miratohen nga Klienti që shkarkon Aplikacionin Celular Paysera dhe kryen regjistrimin në të. Të gjitha Kushtet dhe Termat e zbatueshme të Marrëveshjes së Përgjithshme të Shërbimit të Pagesave dhe dispozitat e këtyre Rregullave zbatohen tek Klienti.

46. Kur Klienti aktivizon shërbimin e identifikimit elektronik të kualifikuar në Aplikacionin Celular Paysera, konsiderohet se Klienti është njohur me kushtet e ofrimit të shërbimit të mjetit të identifikimit elektronik të kualifikuar, të cilat janë në dispozicion këtu.

47. Çështjet që nuk përcaktohen nga këto Rregulla administrohen me Marrëveshjen e Përgjithshme të Shërbimit të Pagesave.