Të gjitha kategoritë

Si të ndërtoni një dyqan online nga e para?

#
“Si të ndërtoni një dyqan online?” është një pyetje që çdo sipërmarrës ia bën vetes çdo ditë. Nëse jeni duke shitur byrzylykë të punuar me dorë, ose drejtoni një dyqan shitje online dhe po krijoni për më shumë kanale të ardhurash, ku ka dëshirë, ka edhe zgjidhje.

Pjesa më e mirë kohët e sotme është se nuk nevojitet të punësoni një web-designer profesionist. Nuk keni nevojë të bëni kodim, pasi ndërtuesit e faqeve të internetit kanë instrumente të lehta që do t'ju ndihmojnë të krijoni një dyqan online me pamje profesionale brenda një kohe të shkurtër.

Hapi 1: Kryeni një studim tregu dhe përgatitni ofertën tuaj

Çfarë do të shisni?

Çfarë po shisni dhe çfarë e bën atë të veçantë? Çfarë funksionalitetesh përfshihen? Çfarë e bën atë unik?

Edhe nëse nuk është një produkt fizik që synoni të shisni, por një shërbim këto pyetje janë thelbësore. Për shembull, disa terapi ofrohen në seanca online dhe njerëzit mund t'i porosisin ato përmes një dyqani online.

Duke përmbledhur, shumë e rëndësishme është të theksohet vlera e ofertës suaj, pavarësisht formës së saj.

Kujt do i shisni?

Për t'iu përgjigjur kësaj pyetje, duhet të njihni audiencën tuaj. Pyetjet e mëposhtme mund të jenë të dobishme për të përcaktuar pozicionimin tuaj dhe nevojat e saj:

  • Çfarë problemi zgjidh oferta për klientët tuaj?
  • Çfarë e bën ofertën tuaj më të mirë se alternativat e ngjashme?
  • Cila është demografia e audiencës së synuar?
  • Ka të ardhura të disponueshme dhe a është fitimprurës ky treg?
#

Kush janë konkurrentët tuaj?

Sado që tingëllon e çuditshme ka një anë të mirë për të pasur konkurrentë. Nëse konkurrentët tuaj kanë pasur prej kohe një dyqan online, mund të shikoni se cilat praktika kanë rezultuar të suksesshme dhe cilat jo. Me fjalë të tjera, mësimi nga të tjerët mund t'ju kursejë kohë dhe para.

Cili është buxheti juaj?

Një dyqan online është një investim, prandaj nevojitet të përfshini kostot dhe të vlerësoni, nëse investimi do t'ju kthehet.

Buxheti juaj do të jetë në varësi të faktit, nëse mendoni t'a ndërtoni dhe mirëmbani vetë dyqanin online, ose preferoni t'ja besoni atë një nënkontraktuesi që t'ju ndihmojë.

Kostot bazë do të përfshijnë hosting dhe emrin e domain. Siguria, plug-ins dhe veçoritë e tjera shtesë janë opsionale dhe varen plotësisht nga nevojat dhe qëllimet tuaja.

Politika e dërgesës

Nëse planifikoni të dërgoni produktet tuaja brenda vendit, ose synoni të eksploroni gjithashtu ujërat ndërkombëtare, jo vetëm që ju nevojitet një strategji e qartë, por edhe një politikë transparente.

Ja çfarë duhet të përfshini:

  • Çmimin e dërgesës
  • Koha e parashikuar e mbërritjes
  • Opsionet e gjurmimit live
  • Politika dhe kushtet e kthimit të produktit

Hapi 2: Zgjidhni emrin e domain

Emri i domain është adresa e biznesit tuaj online, si edhe emri me të cilin do t'ju kërkojnë online. Dhe pikërisht kjo është arsyeja për të gjetur një emër të shkurtër, të paharrueshëm dhe tërheqës që pasqyron atë që bëni. Nëse keni një emër biznesi, me siguri do të përdorni të njëjtin emër për domain tuaj.

Hapi 3: Zgjidhni platformën më të mirë për dyqanin tuaj online

WooCommerce, Shopify, Wix, dhe Magento janë disa emra të mëdha, por ka edhe disa të tjera. Pra, si mund të zgjedhë dikush?

Duke i kontrolluar të gjitha dhe duke kërkuar për platformën më të mirë, mund të duhen orë të tëra dhe ka një mijë gjëra të tjera për të bërë kur drejtoni një biznes. Fatmirësisht ekziston një krahasim i platformave e-commerce më të mira i shkurtër dhe ndihmues.

Vetëm mos harroni të përcaktoni së pari nevojat dhe qëllimet e kompanisë suaj!

Hapi 4: Konceptoni dyqanin online tuaj

Kur flasim për konceprimin e dyqanit online tuaj, nuk po flasim vetëm për estetikën vizuale. Funksionaliteti i faqes web tuaj luan një rol të madh për një përvojë të këndshme blerje të klientëve tuaj.

Fatmirësisht një CMS (Content Management System) zakonisht ofron qindra shabllone, të gjitha të krijuara dhe të pajtueshme me e-commerce. Një shabllon mund të instalohet vetëm me disa klikime dhe gjithçka që duhet të bëni më pas është t'a personalizoni atë për markën tuaj. Themeli është vendosur.

Këtu janë disa gjëra që duhet të mbani mend, kur personalizoni dyqanin online:

  • Jini të qëndrueshëm me markën (ngjyrat, fontet, logon)
  • Bëjeni mobile-friendly
  • Fokusohuni në struktura dhe funksionalitete të thjeshta në vend të atyre komplekse
  • Kujdesuni që të ngarkohen shpejt
  • Përfshini dëshmi të klientëve

Hapi 5: Përfshini kategoritë e produkteve

Mendoni për dyqanin tuaj online si të ishte një dyqan fizik.

Në mënyrë tipike, dyqanet fizike organizojnë produkte duke shfaqur kategori të njëjta dhe të përafërta pranë njëra-tjetrës. Gjithçka bëhet për të akomoduar klientët dhe për t'i ndihmuar ata të gjejnë atë që kërkojnë sa më shpejt.

I njëjti parim vlen edhe për dyqanet online. Për t'a bërë sa më të lehtë dhe argëtues lundrimin në dyqanin tuaj online do ju nevojitet të kategorizoni produktet tuaja. Kjo, gjithshtu, ju sjell pikë bonus për renditjen tuaj në Google!

Hapi 6: Përfshini foto dhe përshkrime të produkteve

Kjo është pjesa ku do të kompensohen klientët, pasi nuk janë në gjendje të shohin, prekin dhe provojnë atë që po shisni. Për ta bërë këtë, do t'ju nevojiten foto të produktit dhe përshkrime informuese.

Faktorë të rëndësishëm për foto dhe përshkrime efektive të produktit:

  • Pasqyroni kënde dhe veçori të ndryshme të produkteve, mundësisht me njerëzit duke i demonstruar ato
  • Përfshini fjalë kyçe strategjike në titujt dhe përshkrimet e produkteve
  • Përfshini dimensionet dhe specifikime të tjera
#

Hapi 7: Konfiguroni payment gateways

Pra, klientët tuaj sapo shtuan produktet tuaja në shportën e tyre dhe tani janë gati të paguajnë. Puna juaj po shpërblehet!

Por le të mos rehatohemi akoma, të paturit një payment gateway komod është thelbësore, pasi është hapi i fundit i procesit të vendimmarrjes.

Për të akomoduar të gjithë blerësit, ju nevojitet të përfshini të gjitha opsionet kryesore të payment gateway, si transfertë bankare direkte, kartë krediti, ose debiti dhe PayPal.

Hapi 8: Paysera checkout për payment gateways

Nëse nuk jeni një person që përdor teknologjinë dhe krijimi i një dyqani online është një punë delikate për ju, ne kemi zgjidhjen.

Të gjithë ne, në Paysera duam t'ju ndihmojmë të zgjeroni biznesin tuaj dhe i dëgjojmë me shumë kënaqësi historitë e suksesit të klientëve tanë, prandaj kemi krijuar një instrument procesimi pagesash online në formën e një plugin dhe API falas. Rrini të qetë, plugin dhe API të Paysera checkout janë 100% të integrueshme me platformat kryesore tregtare!

Aktualisht, ne po ndihmojmë më shumë se 13,000 dyqane online të krijojnë një eksperiencë pagesash të shpejtë dhe të thjeshtë. Ja çfarë mund të prisni nga ne:

  • 24/7 asistencë në anglisht dhe në 14 gjuhë të tjera
  • Konsulta falas nga specialistët tanë të IT
  • Politikë kthimesh të thjeshtë
  • Këmbim Valutor me norma të favorshme
  • Vizibilitet në kohë reale të pagesave të klientëve tuaj
  • Optimizimi i pagesave nga shtete të ndryshme, monedha dhe përmes metodave të ndryshme të pagesës
#

Merrni falas Paysera plugin ose API tani!

Ose provoni versionin demo.

Hapi 9: Web hosting dhe certifikatë SSL

Ju kujtohet biseda rreth emrit të domain tuaj dhe cila është adresa online e biznesit tuaj?

Mirë, edhe një metaforë tjetër për ju: web hosting juaj është ambjenti i zyrave tuaja.

Meqenëse shpejtësia dhe funksionaliteti i dyqanit e-shop tuaj janë në varësi të lartë të web hosting të kompanisë suaj, me siguri do të dëshironi të kaloni pak kohë duke hulumtuar me kujdes ofrues të ndryshëm.

Në vijim një çertifikatë SSL është diçka tjetër që duhet të implementoni për të provuar që faqja web e juaj është e sigurtë. Është shumë e rëndësishme që dyqanet tuaja online të kenë besimin e blerësve dhe t'i japin sigurinë se informacini i pagesës së tyre dorëzohet i sigurtë.

Hapi 10: optimizim SEO

Sikurse e dini, optimizimi SEO mund të zgjerojë biznesin online duke ju lidhur me njerës që kërkojnë produktet dhe shërbimet tuaja.

Tashmë ju përmendëm shpejtësinë e ngarkimit të faqes, certifikata SSL dhe mobile-friendly si disa nga faktorët që ndikojnë në rezultate të larta të vizibilitetit, kur kërkohet dyqani online i juaj në Google.

Zona të tjera të SEO që nuk ju kemi përmendur akoma janë:

  • Kërkimi i fjalëve kyçe
  • Ndërtimi i lidhjes
  • SEO në faqe
  • SEO teknike
#

Hapi 11: Testoni faqen web tuaj

Tani keni dyqanin tuaj online me foto të bukura të produkteve, përshkrime të mprehta dhe optimizim SEO të zgjuar.

Koha e testimit dhe më pas jeni gati për të vazhduar.

Ju rekomandojmë të testoni në vijim:

  • Performancën: a po ngarkohet shpejt? Funksionojnë ridrejtimet e link? A lundroni lehtë?
  • Mobile-friendly: vizitoni dyqanin online duke përdorur telefonin smart tuaj dhe kontrolloni shpejtësinë dhe paraqitjen.
  • Siguria: është certifikata SSL në rregull? Po për CAPTCHA?
  • Payment gateways: ka ndonjë gjë që ju pengon, kur kryeni një porosi?