Le të ketë ngjyra!



Paysera futi më shumë blu në sistemin e saj në vjeshtën e vitit 2019. Tani ne po shkojmë një hap më tej dhe do të prezantojmë jo vetëm një model të ri kartelash, por edhe ngjyra të reja kartelash. Kartelat e reja Visa do të përbëhen nga 6 ngjyra të ndryshme! 🥳🎨

#

Gjithçka në lidhje me ngjyrat

Le të fillojmë me informacione për mbajtësit e kartelave të reja . Si një klient i ri individual ju jeni me fat, sepse keni mundësi të zgjidhni nga 3 ngjyra: 🐋 blu e lehtë, 🔥 portokalli dhe 💨 e hirit e lehtë (së shpejti).

Si mund të porosisni një kartelë? Hyni në llogarinë tuaj Paysera dhe zgjidhni Llogaritë dhe Kartelat -> Kartelat e Pagesave në menunë anësore. Ju gjithashtu mund të porosisni një kartelë përmes aplikacionit Paysera duke shtypur Kartelat në shiritin e menusë. 📢 Ēshtë me rëndësi të kuptoni që kur skadon kartela, kartela e zëvendësimit automatikisht do të jetë me të njëjtën ngjyrë si kartela primare. E njëjta vlen edhe për kartelat shtesë - të gjitha do të jenë me të njëjtën ngjyrë si kartela kryesore. Ne synojmë të ofrojmë më shumë liri në lidhje me këtë në të ardhmen. 🙏

#

Cilat janë të rejat për ata që kanë kartela aktive të pagesave ? Kur kartela juaj skadon, ju automatikisht do të merrni kartelën me ngjyrë blu. Nëse kartela juaj e zezë ose e bardhë aktive duhet të zëvendësohet, kartela e zëvendësimit do të jetë gjithashtu blu 🐋. Disa klientë kanë porositur kartela të reja automatikisht gjatë javës së fundit të dhjetorit 2019 dhe tashmë do të marrin kartela blu. Fatkeqësisht, për momentin nuk ka mundësi të zgjedhim një ngjyrë tjetër përveç blu, por ne po punojmë për ta ndryshuar këtë 🤞. Për të qenë të qartë - gjithçka varet nga vendimi i lëshuesit të kartelave, nuk është zgjidhja jonë.

#

Mbajtësit e kartelave të reja të biznesit dp të kenë mundësinë të zgjedhin nga 6 ngjyra: të njëjtat 3 si klientë individual + 3 ngjyra të reja (💙 kaltërt të errët, 🌑hirit errët dhe ⚫ e zezë - së shpejti). Për ata klientë biznesi që kanë kartela të pagesave aktive, zëvendësimi automatik i kartelës do të jetë me ngjyrën blu. Nëse kartela e biznesit tuaj ka skaduar gjatë javës së fundit të dhjetorit 2019, mos u çuditni nëse merrni kartelë blu. 📢 Dizajni i kartelave shtesë do të jetë i njëjtë me atë të kartelës primare. Mundësia për të zgjedhur ngjyra të ndryshme përveç blu është duke u negociuar me lëshuesin e kartelave.

#

Pyetjet

Supozojmë se lajmet mund të nxisin pyetje, kështu që ne u përpoqëm t'i parashikonim ato. Mund të gjeni disa pyetje dhe përgjigje të parashikuara më poshtë. 🤓👇

Kur mund të presim të shohim ngjyrat që mungojnë?

Siç u përmend më parë, kjo është një çështje e negociatave me emetuesin e kartelave tona. Askush nuk e di se sa kohë mund të kaloj.

A qëndrojnë njejt çmimet dhe kushtet tjera?

Po, të gjitha kushtet qëndrojnë të njëjtat. Më shumë informacione për kartelës për pagesa mund të gjenden në faqen tonë të internetit.

Si ndryshojnë kartelat e reja nga ato të vjetrat?

Ndryshimi i vetëm është në modelin dhe ngjyrën. Të gjitha karakteristikat e tjera qëndrojnë të njëjta: ato janë pa kontakt, Visa, të mbrojtura me teknologji të sigurt 3-D dhe janë të vlefshme për 4 vjet.

Unë kam një kartelë aktiv të bardhë, por dua një të kaltër. Çfarë mund të bëj për ta marrë atë?

Ekzistojnë dy mundësi. Së pari, të jeni i durueshëm dhe prisni derisa të skadojë kartela e bardhë dhe automatikisht do të merrni një kartelë blu. Së dyti, anuloni të gjitha kartelat tuaja ekzistuese (përfshirë ato shtesë), atëherë do të keni mundësi të zgjidhni nga 3 ngjyrat. Por ne ju rekomandojmë që të mos e bëni këtë, sepse në këtë mënyrë do të keni më shumë bezdi sesa avantazhe: nuk do të keni kartelë për një kohë dhe do të paguani shtesë për të porositur një kartelë të re, etj.

Kartela ime është afër skadimit, por unë dua një kartelë blu. Ndoshta ka ndonjë mënyrë për ta porositur atë?

Fatkeqësisht, jo. I vetmi “bypass” është anulimi i të gjitha kartelave tuaja ekzistuese. Por siç kemi treguar në pyetjen e mëparshme, nuk është mënyra më e mirë.

Më shumë informacion në lidhje me kartelat Paysera Visa mund të gjenden në FAQ ose në kanalin e Paysera në Youtube..

Ju dëshirojmë një vit të mbarë dhe me shumë ngjyra! 🤩🌈